Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, OSHEE, njofton se vijon puna në n/stacionin Xhuherinë në rrethin e Vlorës për montimin e transformatorit të ri.
Për pasojë nuk do të ketë energji në dy komuna të qarkut të Vlorës, në Llakatund dhe Qendër.
Grupi i punës i OSHEE po punon në n/stacion për të kryer sa më shpejt remontin e lajmëruar.