Moti i keq, OSHEE vijon punën në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq në fundjavë janë shfaqur avari në rrjetin e tensionit të ulët e të mesëm në disa zona të vendit.
Si pasojë e reshjeve të shiut e stuhisë, kanë mbetur pa energji fideri nr.2 i n.stacionit Hoxharë që furnizon me energji elektrike zonën e Plazhit të Semanit.
Jashtë pune ka mbetur pjesërisht dhe fideri i Shënkollit Tale i n/stacionit Rile që furnizon me energji elektrike zonën e Tales në Lezhë.
Në kryeqytet, avari janë shfaqur në rrjetin e tensionit të ulët që mbulojnë me energji zonat rurale.
Grupet e punës së avarisë së OSHEE, po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët.
