Defektet nga moti i keq, vijon puna për rikthimin e energjisë elektrike, ja zonat problematike

1

Për shkak të motit të keq, me stuhi e reshje shiu, janë shfaqur defekte në rrjetin elektrik në disa zona të vendit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të avarive janë stakuar 18 fidera.

Sipas informacionit të përcjellë nga dispeceritë rajonale në shtabin qendror të Divizionit të Shpërndarjes, zonat më të prekura nga defektet në rrjetin elektrik janë ato rurale.

OSHEE ka marrë të gjitha masat duke angazhuar në terren grupe pune të cilat po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Zonat pa energji janë: Poshnje/Kucovë, Cukas/Lushnje, Divjakë/Lushnje, Bellovë/Peshkopi, Gërmenj/Kavajë, Vorrozen/Kavajë, Gjinar/Elbasan, Gostimë/Cërrik, Lunik/Librazhd, Shirgjan/Elbasan, Hoxharë/Fier , Ngjeqar/Fier, Patos/Fier, Memaliaj/Tepelenë,  Liqenas/Bilisht, Cërravë/Pogradec, N.Bashk Mal Zi+Kolsh dhe Surroj /Kukës, Bashkia Kukës +Shtiqën/Kukës+ Gjinaj Has, Mide/Pukë, Shënkoll Tale/Lezhë, Iballë/Pukë, A.Miliska/Pukë, Ishull Shëngjin/Lezhë, Zall Bastar/Tiranë, Sauk/Tiranë, Shënmëri/Tiranë, Zall Bastar/Tiranë, Marikaj/Vorë/Tiranë, Gorisht/Vlorë, Kocul/Vlorë