Ndërprerjet në një subjekt debitor, nesër 30 gusht kufizim energjie 20 min në disa zona në Sarandë

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në një subjekt debitor, kërkesë e bërë nga drejtoria rajonale Gjirokastër, nesër datë 30 gusht do të stakohet energjia elektrike në linjën 35kV L30 – 48 Saranda1 – Sasaj.
Ndërprerja do të jetë 20 min nga ora 06:00 deri në orën 06:20 të mëngjesit.
Zonat që do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike, do të jenë: Borshi, Lukovë si dhe fshatrat: Krekës, Shënvasil, Nivicë.