Remonti në linjën L30-72/2 Hec Lanabregas – Pallati Kongreseve, më 9 shtator kufizime energjie në disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara në linjën L30-72/2 Hec Lanabregas – Pallati Kongreseve, ditën e dielë, 9 shtator, do të stakohet energjia në disa zona të kryeqytetit që furnizohen nga kjo linjë.
Remonti i parashikuar ka për qëllim mirëmbajtjen e rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit.
Kufizimet e energjisë elektrike do të jenë gjatë intervalit kohor 05:00-13:00.
Pa energji elektrike do të jenë disa institucione si : Kryeministria, Akademia e Arteve, Presidenca, Vila 5, OSBE, Restorant “Pergola”, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mbrojtjes, Telekom, Gjykata e Lartë, Muzeu Kombëtar, TOB, Galeria e Arteve, Hotel “Tirana”, Labinoti, Radio Televizioni Shqiptar, Pallati i Kongreseve, Ambasada Amerikane, Sauk, Pallati i Brigadave, Rruga “Bektash Berberi”,
Rruga “Astrit Kola”, Rruga “Selim Brohja”, Vila4, Fshati SOS, Shkolla e Policisë, Kuvendi, Gjykata e Apelit, Rruga “Luigj Gurakuqi”, Ambasada Italiane, Gollma, Shtëpia e Fëmijës, Shkolla “Ëillson”, Ministria e Kulturës, Vila 30.