Back

Nis praktika e studentëve të Politeknikut në OSHEE

studentet UPTStudentët e Universitetit Politeknik të Tiranë nisën këto ditë praktikën mësimore pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Të 126-të studentët e përzgjedhur vijnë nga:

  • 43 studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike
  • 48 studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekatronike
  • 35 studentë viti III Bachelor Elektrikë

Ata janë caktuar për të kryer praktikën njëmujore në disa drejtori dhe nënstacione të OSHEE-së.

Ky proces vjen pas marrëveshjes së 17 shkurtit 2015, mes dy institucioneve, ku OSHEE do të ofrojë praktikat, stafin për përgatitjen e diplomave etj dhe nga ana tjetër Universiteti do të ofrojë studentët më të mirë për të aplikuar si pjesë e stafit të kompanisë.

Kjo marrëveshje ndër të tjera synon ofrimin e të gjitha mundësive për kryerjen e mikrotezave dhe të disertacioneve, nga ana e studentëve të ciklit të dytë dhe të tretë të UPT, në objektet e OSHEE-së, në udhëheqjen e specialistëvë më të mire.

Nga ana e saj, UPT do t’i japë përparësi kualifikimit të kandidatëve që vijnë nga OSHEE për kryerjen e kualifikimeve të ndryshme si në kurse afatshkurtra për përditësimin e njohurive, ashtu dhe në specializimet e ciklit të tretë dhe të doktoraturës.

 

Leave A Reply