Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë
Për shkak të punimeve në disa kabina të fiderit 356 të nstacionit Rajonal, për ndërtimin e rrjetit të ri 20 Kv, sot në datën 18 prill do të stakohen disa fidera që dalin nga nstacioni Dinamo.
Pa energji gjatë intervalit kohor 09:00-13:00, do të mbeten: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish- parkut të Autobusave në Rrugën “Don Bosko”, Paskuqan, Kodër Kamëz, ish-Instituti Bujqësor Kamëz.
Nga ora 10:00-13:00 do të mbeten pa energji zona pranë shinave të Trenit, zona tek 2000 Apartamentet, Rruga “Vangjel Noti”, zona pranë Ish- Kombinatit “Josif Pashko”.