Njoftim për abonentët, Rajoni Durrës

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës 35 kV, Shijak – Shkozet, dhe fidrave në N/St Shkozet, në orën 08:00-16:00 do të stakohet energjia në zonat:

Gjiri i Lalëzit, Hamallaj, Shkafane, Ishëm, Manzë, Kullë, Rubjek, Romanat, Shkallnur, Shijak, Sukth, Koxhas, Sallmone, Xhafzotaj, Metallaj, Karpen, fshati Rinia, Bisht Palla, Spitalla, Keneta, Rrashbull, Rr “Ibrahim Kodra” dhe Shkëmbi i Kavajës.