OSHEE, kontrolle në Durrës Denoncon në Polici 6 abonentë

Operacioni vijon ….
Në Durrës po zhvillohet një aksion i gjerë mbi abonentët debitorë, duke patur në fokus kontrollin dhe verifikimin e abuzuesve me ligjin.
Pesë grupe Task Forcë janë duke ushtruar kontrolle së bashku me Policinë e Shtetit, brenda në qytet.
Nga të dhënat e deritanishme, brenda 24 orëve të fundit janë shoqëruar në polici per vjedhje të energjisë elektrike këta abonentë:
Kristaq S. Lagja 17
Indrit D. Lagja 5
Luan B. dhe Atlije D. Lagja 11
Flamur M. Lagja 5
Hatixhe S. Lagja 17
abuzonin me energjinë elektrike.
Pas plotësimit të procedurave në bashkëpunim me policinë dhe oficerin e policisë gjyqsore, u be denoncimi përkatës.
Kontrollet po vijojnë në të gjithë qytetin Durrës, bazuar mbi planin e masave te urdheruar nga Administratori Adrian Çela
Ne dy muajt e fundit, jane shoqeruar ne polici rreth 40 abonentë, në bazë të nenit 137 të Kodit Penal.
OSHEE u bën thirrje abonentëve debitorë të mos zgjedhin rrugën e gabuar dhe ndëshkuese të vjedhjes së energjisë, por, në pamundësi pagesash, t’i drejtohen kompanisë për tu njohur me skemat lehtësuese të shlyerjes së faturave me këste të dritave.