N/st i Kasharit, vendoset transformator i ri

TRANSFORMATORI

 

Në kuadër të punimeve për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vendosi në Nënstacionin e Kasharit një transformator të standardeve bashkëkohore, me kapacitet 110/20KV 40MVA.

Për shkak të specifikave të fundit, transformatori të ri nuk lejon ndryshimin/luhatjet e tensionit gjatë ditës dhe natës, si dhe garanton cilësi të furnizimit me energji elektrike për zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit Bujqësor, Ish-Fushës Misto Mame, Yzberishtit, etj.

“Pranë OSHEE-së vinin ankesa të shumta, sidomos nga bizneset në lidhje me cilësinë e dobët të furnizimit me energji nga ky nënstacion, për shkak të gjendjes së amortizuar të transformatorit, të cilët e zëvendësuam me një të ri. Më tej, morëm masat organizative për ndërrimin e transformatorit, i cili tashmë është vënë në funksion të plotë.

Ky nënstacion furnizon rreth 4000 biznese, kryesisht të Autostradës Tiranë – (Vorë) Durrës, dhe janë piëkrisht këta subjekte private që do të ndjejnë ndryshimin e furinizimit me energji të tensionit të sipas standardit. Natyrisht që përfitues do të jenë edhe abonentët familjar”, deklaroi Z.Adriatik Kupi, Drejtor i Tensionit të Lartë (NTL), pranë OSHEE-së.

Punimet për ndërrimin e transformatorën zgjatën mbi parashikimet, deri në 10 orë, dhe për këtë arsyeje, OSHEE gjen rastin t’u kërkoj mirëkuptim konsumtorëve për mungesën e energjisë elektrike!