OSHEE: Avaria në N/stacionin e Karbit, ja zonat me kufizim të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot ka ndodhur avari në L 30 – 1 /2 Tirana 220 kV- Karbit, e për pasojë ka mbetur pa energji, N/Stacioni 35/6 kV Karbit.

Si pasojë e avarisë, gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës si: Rr ‘’ Siri Kodra ‘’ (pjesërisht) ; Rr ‘’ 5 Maji ‘’ (pjesërisht) ; Rr ‘’ Bardhyl ‘’ (pjesërisht) ; Rr ‘’ Dibrës‘’ (një pjesë) ; Rr ‘’ 4 Dëshmorët ‘’ ; Rr ‘’ Agllai Taka ‘’ ; Zona Babrru (pjesërish); Subjekti ‘’Bojra’’.

Brigada e avarive po punon për elemininin e defektit dhe rikthimin e energjisë sa më parë tek abonentët.