OSHEE nis identifikimin e borxhit të subjekteve të dëmtuara nga përmbytjet e viteve 2010-2011

Operatori i Shpërndarjes sëEnergjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur procesin për identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në Veri gjatë periudhës 2010-2011.

Me anë të këtij procesi synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave te furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet, që rezultojnë me debi ndaj OSHEE.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, janë gjithsej 13.506 subjekte të regjistruara me dëmtim të pronës “ndërtesë” dhe “bujqësi”, emrat e të cilëve janë shfaqur në faqen zyrtare www.oshee.al si dhe në sportelet e Drejtorisë Rajonalete OSHEE Shkodër (adresa Rr. “DautBoriçi”, Perash).

Personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër, dokumentet e mëposhtme:

  • Fotokopje e KartëssëIndentitetit
  • Fotokopje të Librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të Energjisë Elektrike.

Qytetarët duhet të paraqesin këto dokumentacione pranë drejtorisë rajonale të OSHEE, Shkodër, me adresë: Rr.”DautBoriçi”, Perash.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës, është data 7 mars.