OSHEE riparon defektet nga moti i keq, normalizohet furnizimi me energji
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se pas disa ditësh punë intensive në terren, sipas informacionit më të fundit nga dispeceritë në rrethe, vetëm 0.05% e abonentëve kanë mbetur pa energji, ose rreth 500 konsumatorë në mbarë vendin.
Grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Po sot është vendosur në n/stacionin e Orikumit, transformatori i ri pas djegies që pësoi transformatori ekzistues në datën 17 gusht.
N/stacioni i Orikumit tashmë furnizohet normalisht me energji elektrike.
