Vendoset transformatori i ri në Orikum, merr energji Pashalimani

1Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se është vënë sot në punë, në orët e para të mëngjesit, transformatori I ri në n.stacionin e Orikumit.

Transformatori ekzistues doli jashtë funksioni në datën 17 gusht, në orët e mesnatës, duke shkaktuar mungesë të energjisë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Tashmë n.stacioni i Orikumit furnizohet me energji elektrike normalisht.