OST punime në n/stacionin e Valiasit, 13-15 gusht pa energji disa zona

Me kërkesë të OST e cila ka kërkuar që të kryejë punime të paparashikuara, OSHEE do të shtyjë afatin e stakimit të energjisë elektrike në n.stacionin e Valiasit nga data 13 gusht deri në 15 gusht në oraret 08.00-18.00.

Gjatë këtyre ditëve do të ketë kufizim të energjisë elektrike në këto zona të Tiranës: Bërxullë, Domje (pjesërisht), Kodër Bërxullë, Pompat e ujit Deka, Fushë- Berxullë, Laknas.