Vendoset transformatori i ri, OSHEE stakon energjinë në n/stacionin Mëzez

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në n/stacionin Mëzez nga ora 09.05-12.05 për shkak të punimeve për vendosjen e transformatorit të ri.

Gjatë këtij intervali kohor, do të ketë kufizim të energjisë në këto zona: Kashar ( pjesërisht), Yrshek, Yzberisht, Fushë Mëzez, ish-rruga Ura, zona pranë Bregut të lumit, zona e Fushë Misto Mames , zona pranë Kmy (pjeserisht), zona e Unazës së re (një pjesë).