Pikat e reja të pagesave të faturave të energjisë
OSHEE ka marrë masa për të lehtësuar pagesën, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe të kohës! Tani do ti japim mundësi abonentëve të paguajnë faturat e energjisë dhe në pika të tjera përveҫ arkave te OSHEE, sporteleve të “Posta Shqiptare” si dhe Bankave të Nivelit të dytë.
Tani abonentët mund të paguajnë faturat e tyre të energjisë:
- Në ҫdo pikë të transfertave të parave Union Net – Western Union
- Në ҫdo pikë të transfertave të parave AK Invest – Money Gram
- Nëpërmjet Aparatit Celular, me shërbimin MPAY
- Në çdo pikë shitje përmes programit EasyPAY
- Në dyqanet, qendra tregtare, nëpërmjet platformës Factorial – AED
- Përmes kartave bankare
Deri në datën 28 qershor, janë kryer 254,574 pagesa të faturës së energjisë përmes kanaleve të mësipërme alternative, me vlerë 783,513,074 lek.
OSHEE garanton se pagesa në këto pika alternative, partnere të OSHEE, është njësoj e sigurtë sikurse pagesat që kryhen në arkat e OSHEE-së. Këto pika janë të lidhura me OSHEE on-line dhe kontrollojnë në kohë reale faturat dhe kamatat për ҫdo klient. Është e rëndësishme të theksohet se shërbimi në pikat e reja të pagesës (pikat e tranfertave të parave dhe nëpërmjet celularit) vjen për abonentët PA KOSTO shtesë.
Abonentët paraqiten në ҫdo një nga pikat e reja të sipërpërmendura, me faturën e energjisë elektrike apo Librezë. Pasi kryhen proҫedurat e verifikimit, abonenti pajiset me dëshminë e pagesës (Mandat Arketimi). Abonenti në ҫdo moment mund të verifikojë në kohë reale debinë e kontratës së tyre. Për këtë të gjitha këto shërbime, abonenti ka 0 komisione shtesë.
Shumë shpejt do të bashkohen me OSHEE të tjera shoqëri, ku do t’u jepet mundësia të gjithëve të paguajnë energjinë kudo që ndodhen.