Remont në linjën e Bistricës, pa energji disa zona në Sarandë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se bazuar mbi kërkesën e OST për remont të planifikuar të pajisjeve në HEC-in Bistrica, në datën 1 korrik do të stakojë energjinë në këtë linjë.

Gjatë intervalit kohor 10.00-15.00 do të mungojë energjia në këto zona në Sarandë dhe Delvinë:

Bashkia Delvinë , Bashkia Konispol , Komuna Ksamil (pjesërisht) , Lukovë, Borsh, Piqeras, Shen-Vasi, Krekës, HEC-i “Sasaj”.

Pa energji do të jenë dhe komuna Rezomë, Finiq , Mesapotam , Livadhja, Markate dhe komuna Aliko.