Përmbytjet në Fier e Vlorë, avari në disa fidra, pa energji disa komuna
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se si pasojë e përmbytjeve në zonën e Fierit dhe Vlorës kanë mbetur pa energji disa fidra të n/stacioneve që furnizojnë me energji një pjesë të madhe të komunave.
Kështu, në rrethin e Vlorës kanë dalë jashtë pune 3 fidra, në n/stacionin Kafaraj, Fidri nr.6, për shkak se kampata e tij është në lumë.
Për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat Fitore, Dëllenje, Delisufe, Poro.
Fidri Nr.20 është stakuar për masë sigurie pasi 6 kabina janë në ujë.
Për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat : Komuna ‘’Levan’’ me fshatrat: Levan (njepjese),Bishan, Cerven, Bocove, Qarr, Ferras, Bashkim, Pishe Poro.
Fidri Nr.25, është stakuar për arsye sigurie, pasi rrezikonte jetën e popullatës.
Për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat : Novoselë, Akerni, Ujësjellësi.
Në rrethin Fier ka dalë jashtë pune 1 fidër në n/stacionin Jagodine .
Fidri ‘’Kallme’’ është stakuar për shkak të këputjes së përcjellësit I cili ka rënë në lumin Seman.
Për pasojë ka mbetur pa energji Komuna ‘’Mbrostar Ura’’
Fidri “Suke” është stakuar pasi ka dalë jashtë pune një kabinë , e përmbytur nga uji.
Në rrethin Ballsh ka dalë jashtë pune n/Stacioni Poçem (asset I ARMOS) I cili është përmbytur komplet , dhe këtu furnizohen 4 fidrat e OSHEE-së )
– Fidri ‘’Kut’’ i cili ka lënë pa energji fshatrat Kut dhe Çarrush.
– Fidri ‘’Fratar’’ , i cili ka lënë pa energji fshatrat Kremenar, Ninesh, Bejar, Gadurove
– Fidri ‘’Poçem’’ i cili ka lënë pa energji fshatrat Poçem , Drizar.
– Fidri ‘’Ujsjellsi’’ i cili ka lënë pa energji Ujësjellësin Mallakastër – Ballsh.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren për verifikimin e avarive dhe normalizimin e situatës.
