Punime në kabinën “7”, kufizime energjie në datën 16 maj, në rrugën e Kavajës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datën 16 maj, do të ketë kufizim të energjisë nga ora 10:00-13:00 në rrugën e Kavajës, zona midis rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe rrugës “Frederik Shiroka”, pjesërisht.