Punimet në kabinën “Tefta Tashko 2”, pa energji abonentët që banojnë në rrugën “Tefta Tashko”

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë ditës së sotme, 15 maj, do të punohet në kabinën “Tefta Tashko 2”, në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave.
Punimet do të kryhen në orarin 10:00-13:00.
Pa energji gjatë kësaj kohe do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Tefta Tashko” pjesërisht.