Punime në linjën 35 kv HEC Lanabregas – Qafë Mollë, në datën 1 shkurt kufizime në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në linjën 35kV të L 30-15 HEC Lanabregas – Qafë Mollë, në datën 1 shkurt, nga ora 09:00-13:00 do të ketë kufizime në këto zona: Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,
Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, ShënGjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmeri, Dom, Fag, Derje, Pompat e ujësjellësit Tiranë.