Punime në dy fidera të nstacionit Shkozet, 01-02 shkurt kufizime në disa zona

Për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, bazuar në grafikun e hartuar nga drejtoria rajonale Durrës, në datat 01-02 shkurt do të kryhet remont në linjën 6 kV të Fiderit F24 dhe F26 në N/stacionin Shkozet 110/35/20/6kV.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00
Në datën1 shkurt pa energji do të jenë këto zona në Durrës: zona Fllak-Shijak, Rrashbull, Rr. “Ibrahim Kodra”.
Në datën 2 shkurt, pa energji do të jenë: zona e ish- Kënetës, Rr e Dibrës, Xhafzotaj.