Punime në linjën 35kv L30-32 Shkozet – Durrës, datë 23 mars kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në linjën 35kv L30-32 Shkozet – Durrës, në datën 23 mars nga ora 09:00-13:00 do të stakohet energjia elektrike në disa zona:
zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës, zona e Spitallës, zona e ish-Kënetës, zona e Nish Kimikes (Durrës), zona e Burgut, Peshkimi, Vodafon, Anta, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika e Kartonit, Hidrovoret.