Punime në linjën 35kV L30-6/1 Kucovë-Çiflik, 14-16 shtator pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryhen punime në n/stacionin Çiflik, Kombinat Berat dhe në n/stacionin Uznovë.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00- 14:00.
Zonat pa energji në Berat: Poshnje, Kucovë, Berat, Komuna Velabisht, Remanic, Starovë, Otllak, Moravë, Orizaj, Lumas, Zona Kombinat Berat dhe n/stacioni Uznovë, Ujësjellësi Berat, lagjia Uznovë, Zona Vodicë.
Zonat pa energji në Pogradec: Lagjia 5, Komuna Buçimas.