Remont në n/stacionin Lac 1 më 19 shtator, kufizime në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 19-23 shtator do të kryhet remont në N/stacionin Lac 1. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00-12:00, sipas kushteve të punës të vendosura nga Drejtoria e Ujësjellësit Durrës.
Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten N/stacionet Lac 1, Rrile, Fushë Kuqe, Droje, si dhe Pompat e Ujësjellësit Fushë Kuqe.
Zonat pa energji në Kurbin: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufëzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.
Qyteti Laç: Lagjia 2 Pjesërisht, Lagjia Nr 1, Kisha Shënanoj, Autostrada, Fushë Gjorm pjesërisht, Zhej Vogël pjesërisht, Fshat Laç pjesërisht, Gjorm, Zhej- Shën Mëri, Autostrada, Fushë Gjorm (pjesërisht), ish Kombinati, fshati Sanxhak, Ujësjellësi Laç, Fabrika e Miellit.
Zonat pa energji në Shkodër: Rrile, Grykë Lumi (Kom.Shënkoll),Barbulloje, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shkolle, Hidrovoret Droje, Tale.