Punime në linjën Kafaraj-Mifol, 14-16 shtator kufizime në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 14-16 shtator do të kryhen punime në linjën 35kv L30-70 Kafaraj – Mifol, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kësaj kohe mbetet pa energji N/stacioni Mifol që
furnizon me energji disa zona në Fier: Fshati Ade, Frakull e Vogël, Kashisht, Sheq, Ujësjellësi Ade.
Zonat që mbeten pa energji në Vlorë: Mifol, Skrofotine, Panaja, Trevllazer. Akerni, Amita, Hidrovori Akerni.
Në datën 14-16 shtator, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ketë kufizime për shkak të mbingarkesës nga 120’, në Levan, Frakull, Fitore, Bishan, Dellenjë, Delisufë, Poro në qarkun e Fierit.