Moti i keq, OSHEE në gatishmëri: Normalizohet situata me dritat

spitalla

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve, dhe rikthimin e energjisë tek abonentët e prekur nga defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Për këtë, është vënë në zbatim planin Kompania është vendosur në gatishmëri të plotë dhe në të gjitha drejtoritë e varësisë, për zbatimin e planit të masave dhe riparimin e defekteve ka vendosur në dispozicion 1251 punonjës.

Kështu, si pasojë e motit të keq me shira dhe erëra te forta që perfshiu vendin gjatë natës së djeshme pati një numër të konsiderueshëm fiderash të stakuar me defekt, ku gjendja më problematike paraqitej në zonat rurale të Shkodres, Fierit, Durrësit, Tiranës dhe Vlorës.

Gjatë orëve të paradites, gjendja është përmirësuar ndjeshëm (84% përmirësim situate) pasi janë vendosur në punë një numër i konsiderueshëm fiderash të cilët ishin me defekt në orët e mbrëmjes me stuhi ere dhe shiu.

Gjendja është përmirësuar ndjeshëm në rajonet Shkodër, Vlorë, Durrës, Tiranë dhe Fier, të cilat ishin edhe rajonet më të prekura nga defektet.

Sakaq, nga brigadat e terrenit të OSHEE-së vazhdon puna për riparimin e defekteve të mbetura.

Theksojmë se fidrat që furnizojnë spitalet objektet e pushtetit qendror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së vecantë janë të gjithë në punë.

Gjithashtu, linjat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe të gjitha linjat 35 kV bashkë me n/Stacionet janë në punë!