Punime në linjën Shkodër-Velipojë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që do të kryhen në linjën L30-50/1 Shkodra 2-Velipojë, do të ketë kufizime të energjisë gjatë intervalit kohor prej 30 minutash, nga ora 17:00 deri në orën 17:30.

Pa energji gjatë kësaj kohe mbeten N/stacionet: Dajc, Trush, Zues, Cas, Velipojë dhe Hidrovoret Cas e Vilu.

Zonat pa energji në Shkodër: Ish Komunat Oblike, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Hidrovoret Cas e Vilu.