Punime në n.stacionin Guri i Kuq, 13-14 shtator kufizime energjie në disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 13-14 shtator do të kryhen punime në n.stacionin Guri i Kuq, në intervalin kohor 10:00-14:00.
Pa energji do të jenë këto zona në Pogradec: Komuna Hudenisht, Fabrika Melavisht, Memelisht, Guri i Kuq, stacioni i pompave, Antenat Çervenake, Trebinjë,
Bashkia Pogradec: Lagja 4 dhe Lagjia 5, Gorica, Kalaja, Ish Komuna Velçan,
Fshatrat Bishnice, Pleshisht, Potgozhan, Fabrika Përpunimi Gizëz.