Punime në n/stacionin Bunec 1 orë pa drita Borsh dhe Lukova

Drejtoria e Tensionit të Lartë pranë OSHEE është e detyruar të kryejë sot disa punime të rëndësishme në n/stacionin Bunec, për shkak të një avarie të një ditë më parë. Për të shmangur probleme të mëtejshme, grupet e punës së OSHEE do të kryejnë sot më 24 gusht përgjatë intervalit të orarit 15:30 – 16:30, punimet, dhe si masë siguria do të mungojë energjia elektrike për rreth një orë.
Zonat që mbeten pa energji elektrike janë: Borsh dhe Lukovë