Punime në nstacionin Krastë, Tuc e Pukë, datë 20 dhe 22 shkurt pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara në datat 20 dhe 22 shkurt në nstacionin Krastë, do të ketë kufizime energjie në disa zona në Bulqizë, nga ora 10:00-14:00.
Pa energji do të jenë fshatrat në Bulqizë: Gjon, Peshk, Lene, (Ish Komuna Kraste).
Në datën 20 shkurt, punime në nstacionin Pukë, ora 10:00-13:00
Pa energji fshatrat në Pukë: Luf, Qerret, Gomsiqe, Kçire, Vrrith, Kaftalle, Korthpule, Dush, Qerret Vogel.
Në datën 22 shkurt, punime në nstacionin Tuc, ora 10:00-14;00
Pa energji do të jenë këto fshatra në Shkodër: Kimëz, Qaf Bari, Munell, Lumbardhë.