Remonte në n.stacionin Rrogozhinë, 20-24 shkurt pa energji disa zona në Durrës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datat 20-24 shkurt do të kryhen punime në nstacionin Rrogozhinë.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-13:00.
Pa energji do të jenë këto zona në Kavajë: Ferlat (fabrikë Qumështi),Burgu Rrogozhine.
Në datën 21 shkurt, ora 09:00-13;00, pa energji këto zona në Shijak: subjektet private Metali, Material Ndertimi, Rrobaqepësi.
Në datën 22-23 shkurt, punime në nstacionin Porto-Romano.
Pa energji: Zona e fshatit Rinia, Bishti i Pallës, Zona e Spitallës, Zona e kënetës, Zona e Spitallës pjesërisht, Zona Nish Kimikes (Durres), Zona Kënetes, Vodafon, Anta, Pastrimi Detar,
Reparti 30-20, Fabrika Kartonit, Hidrovoret.
Në datën 24 shkurt, punime në nstacionin Shkozet, ora 09:00-13:00

Zonat që mbetën pa energji në Durrës: Rrashbull, Shkozet (pjesërisht), Parku Komunal, zona pranë Nish Tullave, Shën Vlash, Lagjia Kishë.