Punime në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë, kufizime energjie në disa zona në datat 29 dhe 31 janar

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë, në datën 29 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizim energjie në këto zona: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.

Në datën 31 janar, punimet do te kryhen nga ora 05:00-07:00.
Pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat