Punime për rikonstruksionin e kabinave, në datën 6 qershor kufizim energjie në rrugën “Vllazën Huta”

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në kuadër të projektit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 6 qershor do të kryhen punime në kabinën “Bardhyl 4” gjatë intervalit kohor 10:00-13:00.
Pa energji gjatë kësaj periudhe do të jenë abonentët që banojnë në rrugën “Vllazën Huta”.