Punime të planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit, 21-23 prill kufizime energjie në Sarandë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se po merr masa për sezonin e afërt turistik dhe ka planifikuar punime për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin bregdetar të Sarandës.
Për shkak të remonteve të planifikuara nga njësia rajonale OSHEE në Sarandë në datat 21-23 prill, do të ketë kufizime të energjisë në intervalin kohor 09:00-13:00.
Në datën 21 prill do të stakohet për efekt sigurie n/stacioni Sarandë e Vjetër që furnizon me energji zona: Lagja nr.1, zona Turizëm-Kanali i Çukës pjesërisht dhe fshati Çukë.
Ditën e premte në datën 22 prill do të ketë kufizime të energjisë gjatë intervalit kohor të punimeve të planifikuara 09:00-13:00, pjesërisht në zonën Turizëm-Kanali i Çukës dhe në fshatrat Berdenesh, Manastir dhe pjesërisht në Ksamil.
Ditën e shtunë, datë 23 prill do të kryhen punime në n/stacionin 110 kV/20 kV Sarandë e Re, nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Zonat që do të mbeten pa energji janë: Pjesërisht lagjia nr.1, pjesërisht lagjia nr.2 dhe lagjia nr.4.