Punimet e OST në linjën 110kV L110-29 Kalimash-Kukës Rexhepaj dhe zbarrat 110kV në nënstacionin Kukës, 30 min pa energji disa zona

Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST, ka njoftuar se do të kryejë punime në linjën 110kV L110-29 Kalimash-Kukës Rexhepaj dhe zbarrat 110kV në nënstacionin Kukës,sot në orën 11:15-11:45.
Gjatë këtij intervali kohor, do të mbeten pa energji qyteti Kukës, Breglume, Pobreg, Gjegjan, Bardhoc 1, Morinë, Dogana Shtiqen, Krenxë, Nangë, Bushat, Bele, Breki, Topojan, Gjaferaj, Cernaleve , Kollovoz, Lojme, Nimce, Tejnimqe, Novosej, Stane Novosej , Orgjost, Oreshke, Orcikel, Shishtavec, Borje, Turaj dhe Zapod, Kroi i Bardhe, Imqallar , Shtreze Grudallar, Nj.bashkiake Bicaj