Back

Punimet e planifikuara në Tiranë, nesër kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara nga firma nënkontraktore, për investimet në disa kabina në kuadër të investimeve në rrjetin elektrik, do të ketë kufizime energjie në disa zona në Tiranë.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:30-14:30.
Pa energji do të jenë: Rruga “Tefta Tashko”, pjesërisht, rruga e Kavajës në fillim, pjesërisht, zona pranë Bulevardit “Bajram Curri”, pjesërisht, rruga “Muhamet Gjollesha”, afër Zogut të Zi, pjesërisht.