Punimet në nstacionin Saranda 1, pa energji disa zona në Sarandë

Për shkak të punimeve për riparimin e mekanizmit të thikës 35 kV, nesër në datën 19 janar, në nstacionin Saranda 1, do të stakohet energjia në linjën 35kV L30-22 Bistrica2 – Saranda 1, nga ora 09:00-11:00.
Pa energji do të jenë këto zona në Sarandë: Borsh, Lukovë,
Berdenesh, Bateri, Bashkia Sarandë , Çukë, Metoq, Gjashtë, Shelegar,
Bashkia Finiq, Bregas, Vrion, Vromero, Coraj, Ftere, Piqeras, Sasaj,
Krekez, Shënvasi, Nivic.