Remontet e OST në linjën 110kV L110-25 Bulqizë – Vojnik, pa energji disa zona në Peshkopi

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë punime për riparimin e harkut të dëmtuar në shtyllën e tensionit të lartë, sot, datë 18 janar, nga ora 14:00-16:00 do të stakohet energjia në linjën 110kV L110-25 Bulqizë – Vojnik.
Pa energji gjatë këtij intervali kohor do të jenë këto fshatra: Zall Strikçan, Çerenec, Llodomericë, Okshtun, Trebisht, Gollobordë, ish-komuna Gjoricë, Boçevë, Okshatinë, Shupenzë, Zogaj, Dovolan, Erebar, Greve, Gradec, Kovashic, ish komuna Maqellarë, Melan, Porinar, Trepçe, Pesjak, Blladë e Epërme, e Poshtme, Burrim, Çërnenë, Hodol, Kërçisht, Kllopçisht, Vojnik.