Punimet për mirëmbajtjen e rrjetit, OSHEE kufizime në disa zona në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit në n.stacionin Lanabregas-Qaf Mollë do të stakojë energjinë nga ora 11:00-12:00 në n.stacionin e Qafë Mollës.

Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë: Shkallë, Darshë, Qafe Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat Qafë-Mollë.