Rekuperohen dëmet nga moti, OSHEE: Rikthehet energjia në Kukës e Shkodër

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se si pasojë e motit të keq, reshjet e bores dhe stuhitë e forta të erës, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në disa komuna të qarkut Kukës që furnizohen nga fidrat dalës TM/TU.

Për pasojë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm, energjia ka munguar në komunat Topojan, Shishtavec, Tërthorë, Bicaj, Shtiqën

Menjëherë pas evidentimit të defekteve në nënstacion, grupi i punëss i ngritur nga drejtoria e OSHEE për qarkun Kukës ka nisur verifikimet në terren dhe mesditën e sotme u bë i mundur rikthimi i energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka pasur dhe në nënstacionin elektrik Shkdora 2, ku si pasojë e motit të keq, në orët e natës është ndërprerë energjia në Fidrat dalës TM/TU.

Për pasojë, disa fshatra të Shkodrës, Bërdicë, Beltojë, Mali Hebe nuk janë furnizuar me energji nga ky nënstacion.

 

OSHEE bën me dije se pas punës intensive, është vënë në punë fidri ”Bërdica” që del nga N/stacioni Shkodra 2 e për pasojë është rikthyer energjia elektrike tek të gjithë abonentët në fshatrat Bërdicë, Beltojë, Mali Hebe.