Back

Remont i OST në NST Tirana 1, 3 nëntor kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont të planifikuar në NST Tirana 1, në datën 3 nëntor gjatë intervalit kohor09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

Pjesërisht: Rruga “Jordan Misja”, zona pranë ish-uzinës “Dinamo”, rruga “Siri Kodra”, zona pranë shinave të trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, Paskuqan, zona pranë ish-parkut të Autobusave në rrugën “Don Bosko”, Bathore lagjet 2, 3, 5, rruga “Vangjel Noti”, Kodër Kamez, Insitut Kamëz, Babrru, Zona e Kodrës së Kuqe