Remont në linjën 110kV L110 – 36 Lac 1 – Fushë Kuqe, 30 maj kufizime energjie në disa zona në Kurbin dhe Lezhë

Njoftim i OST për abonentët Kurbin
Stakim i datës 30 maj

Për shkak të remontit të parashikuar të OST në linjën 110kV L110 – 36 Lac 1 – Fushë Kuqe, në datën 30 maj gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Kurbin dhe Lezhë:
Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Rrile, Grykë Lumi, Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shkollë, Hidrovoret Droje, Tale