Remont në linjën 35 Kv L30-55/1 Bogiq 220kV – Koplik – Hani Hotit, pa energji disa zona në Shkodër

Për shkak të remontit të parashikuar në linjën 35 kV L30-55/1 Bogiq 220kV – Koplik – Hani Hotit, në datat 18-19 shtator, nga ora 09:00-16:00 do të ketë kufizim të energjisë elektrike në këto zona në Shkodër: Qendër, Shkrel, Gruemirë, Kastrat, Kelmend, Dogana e Hanit të Hotit.
Në datën 20 shtator ora 09:00-16:00 do të kryhen punime në linjën 35 kV L30-55/2 35kV Koplik 220kV (Bogiq) – Shkodra 3.
Pa energji do të jenë lagjet: Kiras, Lopçej, Shtoi i Ri,
Shtoi i Vjetër, Borici i Madh, Borici i Vogël, Ndërmarrja e Pularisë “Elvis”, Gril, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfe, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj.