Back

Remont në linjën 35 kV në Sarandë, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në datën 25 qershor do të kryejë punime në linjën 35 kV Sarandë-Sasaj.

Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10.00-13.00.

Për pasojë do të mungojë energjia në n.stacionet Bunec, kabina “Krekës”, kabina “Shën-Vasi” dhe HEC-i Sasaj.

Zonat në Sarandë që do të mbeten pa energji janë: Krekës, Shën-Vasi, Lukovë, Piqeras, Borsh dhe Hec-i Sisaj.

Leave A Reply