Remont në Linjën 35kV L30-44 Smokthinë – Babicë, 24 tetor pa energji disa zona

Për shkak të punimeve të planifikuara në Linjën 35kV L30-44 Smokthinë – Babicë, në datën 24 tetor do të stakohet energjia në disa zona gjatë intervalit kohor 08:00-16:00.
Pa energji do të mbeten këto zona në Vlorë: Lepenicë, Brataj, Tërbac, Mesaplikë, Hore, Vranisht, Gjormë, Gumenicë, Sye Kuqe, Brusnjë, Kote, Ramicë, Velcë, Verbase, Matogjinëe, Boderi, Bashaje.