Remont në n/stacionin Elbasan, pa energji disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të stakojë energjinë në n/stacionin Elbasan-3 në datën 30 qershor-3 korrik, nga ora 09.00-14.00.

Për pasojë gjatë këtyre ditëve do të ketë ndërprerje të energjisë në këtë interval kohe në disa zona në Elbasan: komuna Bradashesh, bizneset “ Doko”, “Ish Serat”, firma “Isa Hyka”, frima “Luan Malaj”, firma “Buda Gaz”, firma “Impuls 95”, “Stavri Prifti”, uzina Mekanike, kantier betoni,

Në datën 1 korrik nga ora 09.00-14.00 do të mungojë energjia në zonën e periferisë së Metalurgjikut, uzina 12, bizneset brenda territorit Uzina 12.