Remont në linjën e Porto-Romanos, pa energji disa zona më 29 qershor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se do të kryejë stakimin e detyruar në linjën 30-32, Shkozet-Durrës-Porto Romano në datën 29 qershor nga ora 09.00-14.00.
Për pasojë do të mbeten pa energji n/stacionet Durrës, Porto-Romano dhe subjektet 35/04 kV
Për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Durrës: zona e Kënetës, Burgu Durrës, Spitallë-Këneta, ish-Kimikja, fshati Rinia, Bisht-palla, Anta-pastrimi detar, fabrika e Kartonit.
Pa energji do të mbeten dhe subjektet private 35/0.4 kV
“Plastika”, Pulari “Duka”, karburant “Kastrati”, karburant “Elda” si dhe impiant “Gazi”.