Remont në linjën Kalimash-Kalimash Tunel, pa energji disa zona

Me kërkesë të OST, në datat 14-16 korrik do të kryhen punime në linjën Kalimash-Kalimash Tunel.
Për këtë arsye Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në këto data nga ora 08.00-17.00.
Në datën 13 korrik do të stakohet energjia në linjën 100 kV Kalimash-Kalimash Tunel nga ora 08:00 deri në 17:00.
Në datën 14 korrik do të stakohet energjia në linjën Arrëz-Kalimash-Kukës nga ora 08:00 deri në orën 17:00.
Si rezultat do të mbeten pa tension n/st Kalimash 110, Kalimash Tunel 110, Kukës 110.
Në datat 14-16 korrik nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të stakohet energjia në linjën 110-28 Fushë Arrëz-Kalimash, L 110-29 Kalimash-Kukës dhe L 110-29/1 Kalimash –Tunel.
Për pasojë do të mungojë energjia në këto zona: bashkia Kukës, tuneli Kalimash, komunat: Tërthorë, Topojan, Shishtavec, Bicaj, Ujëmishtë, Shtiqën, Surroj, Kolsh, Shemri, subjekti “Lajthiza”, hec-et locale: Lapaj, Bele, Cërnalevë, Pobreg.
Zonat pa energji në rethin Has: bashkia Krumë, komunat: Golaj, Fajzë, Gjinaj, Bytyç.
Në datën 14 korrik do të kryhet remont në fiderin “Qafë Mali” që del nga n/stacioni Fushë-Arrëz nga ora 08.00-17.00.
Gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji disa zona në Pukë, fshatrat: Bardhej, Fletë, Lajthizë, Vasiaj , Qafë Mali .
Në datat 15-16 korrik do të mungojë energjia në Kukës: Shënmëri, Dobrushë, Dukagjin, Petkaj.